Rezoluta Studentore tashmë është publike, ka disa kërkesa dhe sugjërime për institucionet publike

Rezoluta Studentore e përgatitur nga Forumi për Ndryshime në Arsim në konsultë dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me të gjithë studentët dhe aktivistët prezent në Forumin Studentor që u mbajt më 9 Mars tashmë është publike dhe mund ta lexoni duke klikuar KËTU. Kjo rezolutë thekson çështjet kryesore të cilat u japin më shumë rëndësi studentëve në Maqedoninë e Veriut duke fuqizuar kuvendet studentore.

  • Lexojeni dokumentin e plotë duke klikuar KËTU

Ne, studentët nga të gjithë universitetet në Maqedoninë e Veriut bëjmë thirrje për kuvende të forta studentore, me standarde studentore të përmirësuara dhe arsim të lartë transparent dhe cilësor. Universitetet ekzistojnë për të mirën e studentëve dhe duhet të veprojnë në përputhshmëri me nevojat e tyre në zhvillim.

Kjo rezolutë demonstron zotimin e studentëve për pjesëmarrje aktive në trajtimin e çështjeve emergjente dhe që zëri i tyre të dëgjohet në proceset vendimmarrëse në të gjitha nivelet.

Këtoj janë pikat kryesore në të cilat fokusohet kjo rezolutë:

  • Të drejtat e studentëve dhe Standardet studentore

– U bëjmë thirrje Deputetëve që pa mëdyshje të përkrahin integrimin e Kartës për të drejtat e studentëve në Ligjin për arsimin e lartë, duke përshpejtuar shqyrtimin e saj përmes procedurës parlamentare deri në fund të vitit 2025.

  • Dixhitalizimi i shërbimeve në Universitetet publike

I nxisim universitetet që të përqafojnë dixhitalizimin përmes adoptimit të plotë të indeksit elektronik dhe heqjes graduale të indeksit fizik me fillimin e vitit akademik 2025/2026.. U bëjmë thirrje universiteteve publike të investojnë në infrastrukturë të bollshme dixhitale në të gjithë kampuset dhe fakultetet. Kjo mund të arrihet duke aplikaur në platformën #EDUROAM ku universitetet mund të kenë internet falas në kampuset e tyre.

  • Financimi i Arsimit të lartë

I bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe institucioneve tjera përkatëse të përgatisin plan strategjik dhe veprimi deri në fund të vitit 2024 lidhur me atë se si të rriten fondet për arsim. Përqindja e PBB që është i dedikuar për arsim duhet të rritet në mënyrë periodike për të siguruar arsim më cilësor.

  • Arsimi cilësor

Kërkojmë evaluimin e jashtëm të universiteteve nga Shoqata Evropiane për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) për të nxitur përmirësim dhe për të vlerësuar standardet. Bëjmë thirrje për rritjen e fondeve për hulumtime shkencore gjatë pesë viteve të ardhshme, me synimin që universitetet të arrijnë të përfshihen në Listën e Shangait.

Lexojeni dokumentin e plotë duke klikuar KËTU.

Related articles

This website is supported and funded by the National Endowment for Democracy and European Endowment for Democracy. This website reflects the views only of the author, and neither the National Endowment for Democracy can be held responsible for any use which may be made of the information contained therein .