Përmbyllet me sukses Forumi Studentor i organizuar nga Forumi për Ndryshime në Arsim. Në këtë ngjarje në praninë e më shumë se 100 studentëve dhe të rinjve nga i gjithë rajoni u morrën vendime historike për studentët ndërsa të njëjtat me karton të gjelbër u votuan nga të gjithë studentët pjesëmarrës.
Ambasadori i BE-së në Shkup, David Geer dhe ambasadorja e ShBA-ve, Angela Price Aggeler hapën Forumin Studentor. Thanë se bëhet fjalë për një ngjarje historike, ju bënë thirrje studentëve të ‘ngriten për të drejtat e tyre’, duke ju referuar motos zyrtare të Forumit.
- Nidqni fjalimet e plota duke klikuar KËTU.
Rron Gjinovci nga Kosova, Migen Qiraxhi nga Shqipëria, Lazar Begoviç nga Serbia dhe Antonio Stoichkov nga Bullgaria ishin panelistët e parë të Forumit Studentor. Ata biseduan në lidhje me aktivizmin studentor dhe sistemin edukativ në kontekstin rajonal. Potencuan rëndësinë e bashkëpunimit mes studentëve, qoftë në nivel rajonal.
Në këtë bisedë me pyetje dhe komente u përfshinë edhe studentët pjesëmarrës. Ndiqeni panelin e plotë duke klikuar KËTU.
Në ekranin LED u shfaq një video që kishte të bëje me betejat e studentëve në Maqedoninë e Veriut për zgjedhje të lira dhe demokratike të kuvendeve studentore universitare. Në lidhje me këtë video si dhe për evoluimin e aktivizmit studentor në vendin tonë folën panelistët Savche Gjosheva, Stefan Mladenoski, Borjan Eftimov dhe Sheval Ziza.
- Ndiqeni panelin e plotë duke klikuar KËTU.
Pas kësaj, studentët patën mundësinë të argëtohen dhe krijojnë video “360 photo booth”.
Korrupsioni në arsimin e lartë ishte tema e panelit të fundit të Forumit Studentor. Për këtë temë biseduan Blazhen Maleski, Denica Chadikovska dhe Gramos Buçnica. Të gjithë u pajtuan se ky fenomen është prezent në universitetet tona, i inkurajuan studentët pjesëmarrës që ta denoncojnë korrupsionin në institucionet kompetente.
- Ndiqeni panelin e plotë duke klikuar KËTU.
Viktorija Postolovska nga Forumi për Ndryshime në Arsim prezantoi Kartën për të Drejtat e Studentëve, me anë të së cilës ne synojmë që të rrisim të drejtat e studentëve në Ligjin për Arsimin e Lartë.
- Ndiqeni prezantimin e plotë duke klikuar KËTU.
Blendi Hodai nga Forumi për Ndryshime në Arsim prezantoi Trupin Kombëtar Studentor, potencoi se kjo është hera e parë që të gjitha kuvendet studentore do t’i bashkojnë forcat për t’i fituar më lehtë betejat për të drejtat studentore.
- Ndiqeni prezantimin e plotë duke klikuar KËTU.
Me studentët në fund u diskutua se çfarë (nuk) duhet të përfshihet në Rezolutën Studentore. Blendi Hodai morri mendimin e pjesës më të madhe të të pranishmive në lidhje me këtë dhe më pas të gjithë unanimisht votuan PËR rezolutën.
Me 3 panele diskutimi në lidhje me tema shumë të rëndësishme, prezantimin e Kartës për të Drejtat Studentore, krijimin e Trupit Kombëtar Studentor dhe miratimin e Rezolutës Studentore me votat e më shumë se 100 studentëve të pranishëm në sallë, u përmbyll me sukses Forumi Studentor.