Për herë të parë nga themelimi i Universitetit të Tetovës, FNA-ja arriti t’i bëje bashkë kandidatët për Rektor për të debatuar në lidhje me planet e tyre #përUniversitetin!

Historike!

Për herë të parë nga themelimi i Universitetit të Tetovës, FNA-ja arriti t’i bëje bashkë kandidatët për Rektor për të debatuar në lidhje me planet e tyre #përUniversitetin!

Kandidatët Bashkim Ziberi, Myqereme Rusi dhe Dervish Alimi prezantuan platformat e tyredhe bashkëbiseduan me të pranishmit në lidhje me realizueshmërinë e tyre.

 “Në fokus kam studentët, investimin në një bibliotekë multifunksionale të Universitetit, laboratorë kërkimore-shkencore, rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar” tha Bashkim Ziberi.

 “Profesorët e këtij universiteti, çdo arritje e kanë mbërritur me harxhime vetanake, premtoj fond të veçantë për hulumtime shkencore, digjitalizim të shërbimeve dhe transparencë” tha Myqereme Rusi.

 “Universiteti i Tetovës s’guxon të neglizhohet nga politika dhe askush tjetër, premtoj transparencë dhe llogaridhënie. Askush nuk është i pazëvendësueshëm, bëj thirrje të mos ketë presione nga ish-udhëheqësia” tha Dervish Alimi.

Boll keq që kandidati Jusuf Zejneli vendosi të qëndrojë në anën e errët të historisë, kur s’kishte debate, kur kandidatët vepronin nën urdhrat e kreut të partisë ndërsa krerët e universiteteve zgjidheshin në shtabet partiake!

Zgjedhja e Rektorit të ri të Universitetit të Tetovës do të bëhet më datë 21 qershor, Forumi për Ndryshime në Arsim do të monitorojë atë deri në ditën e fundit.
Share the Post:

Related Posts

Join Our Newsletter