Forumi për Ndryshime në Arsim për herë të parë publikon Kartën e të Drejtave të Studentëve me autor Viktorija Postolovska. Ky dokument është prezantuar para studentëve dhe pjesëmarrësve nga i gjithë rajoni në Forumin Studentor që u mbajt më 9 mars të vitit 2024 në Qendrën Rinore Kultuorore në Shkup.
- Kartën për të Drejtat e Studentëve e gjeni duke klikuar KËTU.
Për çfarë bëhet fjalë?
Studentët në Maqedoninë e Veriut ‘betejat’ më të rëndësishme për të drejtat e tyre kanë arritur t’i fitojnë në vitin 2018. Si pasojë e rebelimit të studentëve, po atë vit u votua Ligji për Arsim të Lartë.
Me anë të këtij ligji më në fund studentët u njohën si pjesëmarrës aktivë në komunitetin akademik dhe atyre ju dha e drejta legjitime për t’u organizuar në kuvende studentore në një mënyrë demokratike.
Por përkundër kësaj, ajo që bie në sy është cektësia e këtij ligji, pjesë të këtij ligji perceptohen si të papërfunduara, të ngutshme, dhe pa konsistencë. Ajo që tërhoqi vëmendjen e FNA-së ishin të drejtat dhe liritë e pakta që u jepen studentëve.
Për ne, është tejet e rëndësishme që studentët të njihen si anëtarë të plotë ligjorë të komunitetit akademik, sepse një komunitet që nuk i njeh liritë e anëtarëve të tij, është një komunitet që nuk e njeh fare lirinë.
Arsimi i lartë, studentët dhe shoqëria
Të gjithë personave që kanë mbaruar shkollimin e mesëm duhet të ju takojë e drejta për t’u regjistruar në arsim të lartë. Çdo student ka të drejtë të marrë pjesë në mënyrë të plotë dhe të barabartë në arsimin e lartë pa u përballur me çfarëdo lloj paragjykimi.
Çdo student ka të drejtën e përdorimit të barabartë të hapësirave në arsimin e lartë, të drejën e përdorimit të barabartë të hapësirave në arsimin e lartë si dhe të ndjekë shkollimin me ndihmë të mjaftueshme financiare nga qeveria.
- Pjesët tjera në kuadër të seksionit ‘Arsimi i lartë, studentët dhe shoqëria’ i lexoni duke klikuar KËTU.
Liria akademike, autonomia dhe përgjegjësia
Të gjithë studentët kanë të drejtë të ndjekin studime në institucione të financuara plotësisht nga shteti. Pavarësisht rrethanave, të gjithë studentët kanë të drejtë të ndjekin qëllimet e tyre arsimore pavarësisht nga sforcimet financiare të vendosura mbi qeverinë ose institucionet e arsimit të lartë.
Çdo student a të drejtën e sigurisë strukturore që të mund të fillojë, vazhdojë dhe të përfundojë rrjedhën e studmeve si dhe çdo student ka të drejtën e mbrojtjes së integritetit, të drejtave dhe lirisë së tij akademike.
- Pjesët tjera në kuadër të seksionit ‘liria akademike, autonomia dhe përgjegjësia’ i lexoni duke klikuar KËTU.
Ndërkombëtarizimi
Studentët nga të gjitha prapavijat socio-ekonomike kanë të drejtë të marrin pjesë në çdo program mobiliteti. Çdo student ka të drejtë për financim të plotë për kohëzgjatjen e studimeve jashtë vendit.
Çdo student ka të drejtën e njohjes dhe respektimit të prapavijës së tyre kulturore si dhe çdo student ka të drejtën e lirisë për t’u zhvendosur jashtë institucionit nikoqir.
- Pjesët tjera në kuadër të seksionit “Ndërkombëtarizimi” i lexoni duke klikuar KËTU.
Arsim cilësor për të gjithë
Si pjesë e programit të tyre akademik, çdo student ka të drejtën e një vlerësimi ose note të bazuar vetëm në performacën e tyre akademike. Çdo student a të drejtën e kritikës konstruktive lidhur me performancën dhe përpjekjet e tyre akademike.
Çdo student ka të drejtën e instruksioneve, të nxënit dhe praktikës në mjedise që nxisin dhe mbështesin zhvillimin e të nxënit të pavarur, të menduarit kritik dhe zhvillimin personal.
- Pjesët tjera në kuadër të seksionit “Arsim cilësor për të gjithë” i lexoni duke klikuar KËTU.
Angazhimi i studentëve
Liria për t’u organizuar në mënyrë të pavarur u takon të gjithë studentëve. Liria e shprehjes u takon të gjitha organizatave studentore dhe nuk duhet të kufizohet në diskutimet e temave akademike.
Studentët kanë të drejtë për informacion transparent për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me arsimin e lartë si dhe në të gjitha nivelet e qeverisëse, çdo student ka të drejtë të ketë përfaqësues të zgjedhur në mënyrë demokratike.
- Pjesët tjera në kuadër të seksionit “Angazhimi i studentëve” i lexoni duke klikuar KËTU.
Qëllimi ynë përmes kësaj Karte për të Drejtat e Studentëve është që të drejtat dhe liritë të cilat i kemi shënuar në këtë dokument, të bëhen pjesë integrale e Ligjit për Arsim të Lartë. Përpos kësaj, tashmë studentët kanë një dokument informativ me të gjitha të drejtat dhe liritë që ata i kanë.
Karta për të Drejtat e Studentëve do t’u dorëzohet autoriteteve qeverisëse dhe palëve tjera të interesit për arsim. Forumi për Ndryshime në Arsim i bën thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që të përgatisin propozim-amandamente që do të përfshijnë të gjitha të drejtat e përcaktuara në Kartën e të Drejtave të Studentëve.
- Më shumë në lidhje me Forumin Studentor: Forumi Studentor 2024: Hapi i parë për unifikim dhe më shumë të drejta studentore