/* Template Name: Home */
Rezultatet e PISA: Maqedonia e Veriut në humnerë, shkollat fillore “fabrikë” për analfabetë funksional

Rezultatet e PISA: Maqedonia e Veriut në humnerë, shkollat fillore “fabrikë” për analfabetë funksional

Rënditja e Maqedonisë së Veriut në 10 vendet e fundit nga gjithsej 81 shtete në rezultatet e PISA 2022 përveç që është shqetësuese, duhet të shërbejnë si alarm i fundit për ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që të ndërmarrë masa konkrete drejtim të përmirësimit të cilësisë që të ndalojmë së prodhuari analfabetë funksional nëpër shkollat fillore të vendit.
Nga gjithsej 81 shtete që ishin pjesë e këtij testimi, Maqedonia e Veriut rënditet në vendin e 61-të. Në matematikë rënditet e 61-ta, në shkrim-lexim gjuhësor e 71-ta ndrësa në shkencë në vendin e 68-të. Theksojmë se këto rezultate janë më të këqija se ato parapraket, përkatësisht të vitit 2018, kjo tregon që vendi ynë përveç që nuk punon në drejtim të përmirësimit të cilësisë në arsim, por përkundrazi, ndër vite ka pësuar regres.
Se analfabetizmi në Maqedoninë e Veriut është në rritje, ne në Forumin për Ndryshime në Arsim ka kohë që kemi alarmuar ndërsa me këto rezultate, ky fakt për fat të keq u vulos edhe në një ndër matjet më kredibile për këtë. Pas këtyre rezultateve katastrofale, kompetentët urgjentisht t’i përveshin krahët dhe të ndërmarrin masa konkrete, e përsërisim qëndrimin tonë se cilësia në arsim duhet të shpallet emergjencë shtetërore.

Rezultatet e testimit PISA 2022