Hulumtimi “Shporta Studentore e studentëve të fakultetit Ekonomik, Filologjik dhe Shkencave Mjekësore” tashmë është publik. Hulumtuesit e Forumit për Ndryshime në Arsim kanë evidentuar dhe analizuar pjesën më të madhe të harxhimeve që studentët i kanë për një vit të plotë akademik.
Hulumtimi në gjuhën maqedone.pdf
Qëllimi i jonë është të krijojmë një fotografi të qartë të harxhimeve studentore. Institucionet e vendit kur krijojnë politika financiare që i kanë në fokus të rinjtë, duhet t’i kenë parasysh edhe harxhimet e studentëve.
Përmes intervistave një-me-një me studentë të fakultetit Ekonomik, Filologjik dhe Shkencave mjekësore, kemi hulumtuar dhe analizuar harxhimet që këta studentë i kanë përgjatë një semestri.
Çfarë thonë të dhënat për faultetin Ekonomik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”?
Studentët e fakultetit Ekonomik me vetëfinancim paguajnë 12,321 denarë për një semestër dhe 2,150 denarë harxhime tjera (IKSA dhe administrative). Harxhimet mesatare për një semestër janë si vijon:
- Për literaturë: 3,520 denarë.
- Për materiale shpenzuese: 1,400 denarë.
- Për transport: 9,348 denarë.
- Për banim: 26,400 denarë.
- Për ushqim: 12,650 denarë.
- Për rekreacion: 14,202 denarë.
Harxhimi mesatar për një semestër: 81,335 denarë (1,317 euro)
Harxhimi mesatar për një vit akademik: 162,670 denarë (2,634 euro)
Deri në kryerje të studimeve akademike: 650,680 denarë (10,535 euro)
Çfarë thonë të dhënat për fakultetin Filologjik, Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi”?
Studentët e fakultetit Filologjik me vetëfinancim paguajnë 12,321 denarë për një semestër dhe 1,250 denarë harxhime tjera (IKSA dhe administrative). Harxhimet mesatare për një semestër janë si vijon:
- Për literaturë 2,012 denarë.
- Për materiale shpenzuese: 760 denarë.
- Për transport: 10,340 denarë.
- Për banim: 21,875 denarë.
- Për ushqim: 12,958 denarë.
- Për rekreacion: 11,758 denarë.
Harxhimi mesatar për një semestër: 72,618 denarë (1,176 euro)
Harxhimi mesatar për një vit akademik: 145,236 denarë (2,352 euro)
Deri në kryerje të studimeve akademike: 580,944 denarë (9,406 euro)
Çfarë thonë të dhënat për fakultetin e Shkencave Mjekësore, Universiteti i Tetovës?
Studentët e fakultetit të Shkencave Mjekësore me vetëfinancim paguajnë 12,321 denarë për një semestër dhe 750 denarë harxhime tjera (IKSA dhe administrative). Harxhimet mesatare për një semestër janë si vijon:
- Për literaturë 6,579 denarë.
- Për materiale shpenzuese: 2,476 denarë.
- Për transport: 6,541 denarë.
- Për banim: 14,809 denarë.
- Për ushqim: 15,589 denarë.
- Për rekreacion: 11,360 denarë.
Harxhimi mesatar për një semestër: 69,850 denarë (1,131 euro)
Harxhimi mesatar për një vit akademik: 139,700 denarë (2,262 euro)
Deri në kryerje të studimeve akademike: 698,500 denarë (11,309 euro)
Perceptimi i qytetarëve: Studentët dhe çmimet, lirë apo shtrenjtë?
Në pjesën e dytë të hulumtimit “Shporta e Studentëve të fakultetit Ekonomik, Filologjik dhe atë të Shkencave Mjekësore” kemi anketuar online (përmes internetit) gjithsej 185 persona për të mësuar perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve në lidhje me çmimet në raport me studentët. Përgjigjet janë si vijon:
- 85,4% e të anketuarve besojnë se çmimet e produkteve bazë ushqimore janë të shtrenjta.
- 80% e të anketuarve besojnë se çmimet e prdukteve bazë ushqimore nuk janë të përballueshme për studentët.
- 81,1% e të anketuarve besojnë se ndihmat e institucioneve shtetërore për studentët nuk janë të mjaftueshme.
- 79,5% e të anketuarve besojnë se universitetet publike nuk ofrojnë mjaftueshëm ndihma/bursa për studentët.
- 80% e të anketuarve besojnë se shuma prej 140 denarëve në ditë që ndahet për studentët nuk është e mjaftueshme.
- 57,3% e të anketuarve besojnë se çmimi prej 3,410 denarëve për konviktin studentor nuk është I përballueshëm për studentët.
- 53,5% e të anketuarve besojnë se çmimi i studimeve/semestrit në universitetet publike është i lartë.
- 62,2% e të anketuarve besojnë se çmimet e librave dhe materialeve tjera për shpenzim janë të papërballueshme për studentët.
- 62,2% e të anketuarve besojnë se studentët nuk kanë mundësi financiare për aktivitete kulturore, sportive dhe turistike.
- 83,8% e të anketuarve besojnë se studentët nuk mund t’i përballojnë harxhimet mujore pa mos qenë të punësuar.
- 66,5% e të anketuarve konsiderojnë se në 12 muajt e ardhshme situata me ekonomike dhe standardi i jetesës së studentëve do të bëhet më keq.
Pas këtij hulumtimi, Forumi për Ndryshime në Arsim rekomandon që të ketë arsim falas për të gjithë studentët, të digjitalizohen shërbimet administrative, të rritet shuma e bursave shtetërore dhe të zgjerohet lista e fakulteteve me bursat më të larta, të zgjerohet lista e kategorive të studentëve përfitues të bursave shtetërore, të zgjerohet lista e kategorive të studentëve që lirohen nga participimi. Rekomandimet tjera lexoni në fund të hulumtimit.
Kjo është pjesa e parë e këtij hulumtimi. Forumi për Ndryshime në Arsim synon që të hulumtojë harxhimet e studentëve të të gjitha fakulteteve në Maqedoninë e Veriut në mënyrë që të krijohet një fotografi më e gjërë për shportën studentore.
Hulumtues dhe redaktor i këtij hulumtimi është Ardit Ramadani, anketues janë Sabrije Tefiki, Kristijan Stefanovski dhe Ivan Trajkovski. Hulumtimin e ka përkthyer Behare Kasami ndërsa e ka dizajnuar Vigan Demiri.