Përfundoi me sukses edicioni i 2-të i trajnimit për Kuvende Studentore më të fuqishme

Forumi për Ndryshime në Arsim ka përfunduar edicionin e dytë të trajnimit për kuvende studentore më të fuqishme. Për katër ditë, 20 anëtarë të kuvendeve studentore si dhe studentë mësuan më shumë se si të luftojnë korrupsionin në arsim, avokimin, komunikimin dhe marrëdhëniet me publikun. Trajnimi është realizuar në Veles.

Blendi Hodai dhe Viktorija Postolovska nga FNA-ja ligjëruan për rëndësinë e pjesëmarrjes rinore, mënyrat dhe format e identifikimit dhe më pas të adresimit të problemeve të cilat ju tangojnë të rinjve në vend.

Borjan Gjuzelov, ekspert dhe njohës për luftën e kundër korrupsionit. Pjesëmarrësve në këtë trajnim ju ligjëroi për atë se cilat janë format më të shpeshta të korrupsionit në arsimin e lartë dhe se si ata duhet ta luftojnë këtë fenomen.

Kosta Petrov, ekspert i marrëdhënieve me publikun me pjesëmarrësit bisedoi për format më të mira se si ata t’i komunikojnë iniciativat e tyre. Në këtë sesion ata patën mundësinë të krijojnë një strategji të komunikimit.

Kire Vasilev, ekspet dhe ish-anëtarë i Komisionit për Antidiskriminim me pjesëmarrësit punoi për mënyrat më të mira të avokimit dhe adresimit të problemeve me të cilat përballen. Sesioni u përmbyll me ushtrime dhe punë praktike.

Në ditën e katërt dhe të fundit të këtij trajnimi, pjesëmarrësit u ndanë në grupe dhe filluan me shkrimin e iniciativave me të cilat do të aplikojnë në Forumin për Ndryshime në Arsim për financim dhe implementim.

Forumi për Ndryshime në Arsim do të mentorojë një prej katër iniciativave që do të përgatiten nga pjesëmarrësit në këtë trajnim. Në këtë formë, ne synojmë të nxisim aktivizmin qytetarë dhe pjesëmarrjen e të rinjve në iniciativa të ndryshme për të mirë të përgjithshme.

This website is supported and funded by the National Endowment for Democracy and European Endowment for Democracy. This website reflects the views only of the author, and neither the National Endowment for Democracy can be held responsible for any use which may be made of the information contained therein .