Përfundoi me sukses akademia për aktivizëm qytetar, FNA-ja do të mentorojë katër aktivitete

Forumi për Ndryshime në Arsim ka përfunduar me sukses akademinë për aktivizëm qytetar “CreActive Academy”, të dizajnuar tërësisht nga FNA-ja, në përputhje me nevojat e të rinjve ndërsa është mbajtur në Mavrovë.

Pjesëmarrësit në këtë trajnim fituan të gjitha njohuritë e nevojshme teorike dhe praktike nga identifikimi i problemeve në rrethin e tyre deri në avokimin dhe ndërmarrjen e hapave konkret në zgjidhjen e tyre.

Blendi Hodai, drejtor ekzekutiv i Forumit për Ndryshime në Arsim ishte në mesin e trajnuesve. Ai hapi trajnimin duke biseduar me pjesëmarrësit në lidhje me rëndësinë e pjesëmarrjes rinore dhe aktivizmit qytetarë.

Nikolla Dimitrov, ish-ministri i Jashtëm ishte në pjesën e dytë të trajnimit. Ai bisedoi me pjesëmarrësit për diplomacinë dhe format më të mira të komunikimit të problemeve me të cilat përballen ata.

Bojan Kordallov, komunikolog, ligjëroi para pjesëmarrësve për rëndësinë e marrëdhënieve me publikun dhe se si të komunikohen mesazhet në mënyrë efikase.

Arianit Xhaferi, aktivist i shoqërisë civile trajnoi pjesëmarrësit për avokim, identifikim të problemeve dhe format e zgjidhjes së tyre, përmes organizimet të aksioneve të ndryshme nga vetë ata.

Pjesëmarrësit e këtij trajnimi janë ndarë në grupe ndërsa secili grup, me mbështetjen dhe mentorimin e plotë të Forumit për Ndryshime në Arsim do të realizojë nga një aksion ose aktivitet me anë të së cilit do të tentojnë që të avokojnë për zgjidhjen e ndonjë problemi konkret, duke përdorur metodat e mësuara në këtë trajnim.

 

Related articles

This website is supported and funded by the National Endowment for Democracy and European Endowment for Democracy. This website reflects the views only of the author, and neither the National Endowment for Democracy can be held responsible for any use which may be made of the information contained therein .