Përmbyllet me sukses takimi 3 ditor i organizuar nga Forumi për Ndryshime në Arsim me qëllim të zhvillimit të aftësive dhe bashkëveprimit mes anëtarëve të Trupës Nacionale Studentore.
Forumi për Ndryshime në Arsim ishte nikoqire e anëtarëve të Trupës Nacionale Studentore në Kodër të Diellit, Tetovë nga 15 deri më 17 nëntor. Trupa Nacionale Studentore është struktura e vetme në shtet që i bën bashkë studentët nga të gjitha universitetet.
Përgjatë këtyre ditëve u shkëmbyen shumë ide dhe plane për iniciativa të mundshme në të ardhmen, si dhe bashkëpunim më të fuqishëm mes kuvendeve studentore të universiteteve në Maqedoninë e Veriut.
Përpos kësaj, me ndihmë të Forumit për Ndryshime në Arsim dhe ekspertit të jashtëm të organizatës tonë, Arianit Xhaferit, u vendos që Trupa Nacionale Studentore të aplikojë në platformën më të rëndësishme studentore në Evropë, “European Student Union”.
Shumica e delegatëve të Trupës Kombëtare Studentore përgjatë këtij takimi përgatitën planin aksionar për vitin 2025, në të cilin përfshihen pjesa më e madhe e aktiviteteve që do të ndërmerren vitin e ardhshëm, duke siguruar konsistencë në veprim.