/* Template Name: Home */
DigiU në Kuvend: Digjitalizimi është një proces i pashmangshëm

DigiU në Kuvend: Digjitalizimi është një proces i pashmangshëm

Digjitalizimi është një proces i pashmangshëm, duan, ata, lexo: institucionet ose s’duan – dinë apo s’dinë. Ndërsa në qoftë se nuk dinë, të mësojnë ose të ikin në shtëpi. Ky ishte mesazhi që deshëm ta përçojmë në debatin për ndryshimet e nevojshme ligjore për digjitalizim të shpejtë dhe efikas në arsimin e lartë, si pjesë e iniciativës #DigiU.

Ministrave, deputetëve, profesorëve, ekspertëve e zyrtarëve tjerë ju prezantuam konkluzionet e dala nga hakatoni i #DigiUni për praktikat më të mira të digjitalizimit të universiteteve publike. Pasi këto pika u miratuan, e tyre është t’i implementojnë ndërsa neve na ngelet t’i monitorojmë si rojtar apo watchdog të studentëve për shërbime efikase dhe digjitale.