Category Archives: AL

Forumi për Ndryshime në Arsim ka përfunduar edicionin e dytë të trajnimit për kuvende studentore më të fuqishme. Për katër ditë, 20 anëtarë të kuvendeve studentore si dhe studentë mësuan më shumë se si të luftojnë korrupsionin në arsim, avokimin, komunikimin dhe marrëdhëniet me publikun. Trajnimi është realizuar në Veles. Blendi Hodai dhe Viktorija Postolovska nga FNA-ja ligjëruan për rëndësinë e pjesëmarrjes rinore, mënyrat dhe format e identifikimit dhe më pas të adresimit të problemeve të cilat ju tangojnë të rinjve në vend. Borjan Gjuzelov, ekspert dhe njohës për luftën e kundër korrupsionit. Pjesëmarrësve në këtë trajnim ju ligjëroi për atë se cilat janë format më të shpeshta të korrupsionit në arsimin e lartë dhe se si ata duhet ta luftojnë këtë fenomen. Kosta Petrov, ekspert i marrëdhënieve me publikun me pjesëmarrësit bisedoi për format më të mira se si ata t’i komunikojnë iniciativat e tyre. Në këtë sesion ata…

Read more

1/1