Në pjesën e parë të hulumtimit (mos) përgjegjësia e komunave ndaj të rinjve kemi monitoruar zbatimin e Ligjit për Pjesëmarrje dhe Politika Rinore nga ana e pesë komunave të Maqedonisë së Veriut, edhe atë:
- Komuna e Tetovës
- Komuna e Gostivarit
- Komuna e Kumanovës
- Komuna e Manastirit
- Komuna e Dibrës
Hulumtuesi pas konstatimit se sa prej obligimeve që rrjedhin nga Ligji për Pjesëmarrje dhe Politika Rinore janë realizuar në plotësi apo pjesërisht nga ana e komunave të lartëpërmendura, ka vlerësuar krerët e komunave me notën 1 (shumë dobët) deri në notën 5 (shkëlqyeshëm). Forumi për Ndryshime në Arsim, duke qenë koherent në kauzën e arsimit cilësor dhe fuqizimit të të rinjve, në vazhdimësi vë në dukje domosdoshmërinë e pjesëmarrjes të të rinjve në proceset vendimmarrëse në të gjitha nivelet e organizmit shtetëror. Ky është publikimi i parë që ka pasur për cak pesë komuna, aktualisht hulumtuesit e Forumit për Ndryshime në Arsim po monitorojnë zbatimin e Ligjit për Pjesëmarrje dhe Politika Rinore edhe nga ana e komunave tjera të Maqedonisë së Veriut.