Për herë të parë nga themelimi i Universitetit të Tetovës, FNA-ja arriti t’i bëje bashkë kandidatët për Rektor për të debatuar në lidhje me planet e tyre #përUniversitetin!
Historike! Për herë të parë nga themelimi i Universitetit të Tetovës, FNA-ja arriti t’i bëje bashkë kandidatët për Rektor për të debatuar në lidhje me planet e tyre #përUniversitetin! Kandidatët Bashkim Ziberi, Myqereme Rusi dhe Dervish Alimi prezantuan platformat e tyredhe bashkëbiseduan me të pranishmit në lidhje me realizueshmërinë e tyre. “Në fokus kam studentët, investimin në një bibliotekë multifunksionale të Universitetit, laboratorë kërkimore-shkencore, rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar” tha Bashkim Ziberi. “Profesorët e këtij universiteti, çdo arritje e kanë mbërritur me harxhime vetanake, premtoj fond të veçantë për hulumtime shkencore, digjitalizim të shërbimeve dhe transparencë” tha Myqereme Rusi. “Universiteti i Tetovës s’guxon të neglizhohet nga politika dhe askush tjetër, premtoj transparencë dhe llogaridhënie. Askush nuk është i pazëvendësueshëm, bëj thirrje të mos ketë presione nga ish-udhëheqësia” tha Dervish Alimi. Boll keq që kandidati Jusuf Zejneli vendosi të qëndrojë në anën e errët të historisë, kur s’kishte debate, kur kandidatët vepronin…