/* Template Name: Home */
“0 tolerancë”, FNA-ja ju bën thirrje të raportoni shkeljet akademike

“0 tolerancë”, FNA-ja ju bën thirrje të raportoni shkeljet akademike

#ZeroTolerancë! 

Nga sot Forumi për Ndryshime në Arsim zyrtarisht fillon me kampanjë që synon t’i minimizojë shkeljet akademike në universitetet e Maqedonisë së Veriut. Tashmë çdonjëri prej jush, përmes internetit dhe totalisht në formë anonime, do të mund të përfshihet në këtë kampanjë duke denoncuar shkeljet ligjore dhe akademike tek ne të çdo profesori apo personi të punësuar në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë. 

Ne vlerësojmë se komuniteti akademik është shtylla më e rëndësishme e gjenerimit dhe shpërndarjes së njohurive dhe se ruajtja e standardeve më të larta të integritetit akademik është një përgjegjësi e përbashkët. Pikërisht në këtë frymë kërkojmë ndihmën tuaj për identifikimin dhe raportimin e çdo rasti ku keni njohuri apo dëshmi për shkelje të ndryshme akademike. 

Duke raportuar raste të tilla, ju do të kontribuoni ndjeshëm në ruajtjen e kredibilitetit dhe reputacionit të komunitetit akademik. Guximi dhe përkushtimi juaj ndaj praktikave etike jo vetëm që do të korrigjojë keqbërjet e së kaluarës, por gjithashtu do të ndihmojë në parandalimin e tyre që të mos përsëriten në të ardhmen.

Ju sigurojmë se çdo informacion i ndarë me ne do të trajtohet me konfidencialitetin maksimal dhe do të trajtohet në përputhje të plotë me ligjet në fuqi për mbrojtjen e të dhënave. 

Të gjitha rastet potenciale të avancimeve të kundërligjshme akademike, mundet t’i raportoni në këtë email: fech.mk@gmail.com