Denoncim: Në Universitetin e Tetovës janë konstatuar shkelje ligjore, statutore dhe morale
Përgjatë këtyre viteve, në Universitetin e Tetovës ka pasur shkelje ligjore, staturore, akademike, njerëzore dhe morale – nuk na vjen mirë, por, ne në Forumin për Ndryshime në Arsim tash disa vite i denoncojmë të gjitha këto ndërsa një javë më herët, u vulosën edhe nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit. Nuk janë tragjike shkeljet, aq sa është mbrojtja dhe shpërblimi i vazhdueshëm i shkelësve, duke e bë Universitetin e Tetovës si strehë të sigurt për të gjithë ata që më kollaj e kanë të dorëzojnë shpirtin se sa karrigen e Rektorit, për ata që edhe pse injorantë – ëndrrën për t’u avancuar e plotësojnë me çdo kusht, duke shkelë mbi çdo parim profesional e njerëzor. Përkundër që Inspektorati i Arsimit refuzoi të na dërgojë, ne bëmë çmos dhe e siguruam raportin e inspektimit të fundit, pasi këto raste nuk guxojnë të ngelin thjesht në letër dhe të paadresuara. Shkeljet e…