Një video-incizim i shkurtër nga Forumi Studentor është publikuar në platformën sociale ‘Fejsbuk’. Kjo ngjarje historike është organizuar nga Forumi për Ndryshime në Arsim më 9 mars të vitit 2024 në Qendrën Rinore në Shkup ndërsa ka arritur që të bëje bashkë më shumë se 100 studentë si dhe aktivistë nga i gjithë rajoni, përkatësisht nga Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Bullgaria.
“Sot i diskutojmë sfidat të cilat na pengojnë rrugën, si dhe kërkojmë zgjidhje sepse ne jemi një gjeneratë e veprave, ata që gjithmonë gjejnë zgjidhje kreative, qoftë nëse kjo ndonjëherë do të thotë të gjejmë mënyra se si të mbijetojmë afatin e provimeve me vetëm 3 orë gjum dhe sasi të diskutueshme të kafesë” tha Blendi Hodai nga FNA-ja në fjalimin e tij hyrës.
“Jam e mahnitur përditë me inteligjencën, përkushtimin, energjinë dhe kreativitetin e të rinjve këtu në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan. Mos lejoni askënd që të ju thotë se ju jeni shumë të rinjë për të kërkuar ndryshime ose për të ndërmarrë veprime. Ngriteni zërin, dëgjohuni, siç thotë Bob Marley” tha ambasadorja e ShBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Price Aggeler.
“Mos e nënvlerësoni potencialin tuaj për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për ju, për komunitetin dhe shoqërinë. Mos ndaloni për shkak të cinizmit të gjeneratave më të vjetra ose bashkëmoshatarëve. Të ngresh zërin si individ është e shkëlqyeshme, të ngrisni zërin së bashku, është edhe më mirë” tha David Geer, ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.