Rritja e shpenzimeve të transportit ndërkomunal me autobus në Maqedoninë e Veriut ka krijuar barriera të konsiderueshme për të rinjtë, veçanërisht studentët dhe profesionistët e në fazë të hershme të karrierës. Kjo çështje është veçanërisht akute në qendrat kryesore akademike si Tetova, Shkupi, Shtipi dhe Manastiri , ku studentët shpesh udhëtojnë çdo ditë për ligjërata universitare. Mesatarisht, këta studentë shpenzojnë 400 – 500 denarë në ditë për transport, që paraqet një barrë të konsiderueshme financiare që ndikon në vijimin e mësimit dhe i ngarkon buxhetet familjare. Në vitin akademik 2023/2024 në Republikën e Maqedonisë së Veriut kishte 52.316 studentë të regjistruar. Prej tyre, universiteti më i madh, Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup (UKIM), ka përafërsisht 25,700 studentë, me 11,812 studentë që vijnë nga jashtë Shkupit dhe që kërkojnë mundësi transporti të besueshme dhe të përballueshme për të ndjekur mësimet. Kjo ngarkesë financiare ndikon në pjesëmarrjen akademike dhe zgjeron hendekun midis të rinjve të zonave urbane dhe rurale, duke kufizuar qasjen e barabartë në arsim, punësim dhe mundësitë e angazhimit kulturor.
Për të adresuar këtë, ne propozojmë inkuadrimin e Biletave të subvencionuara për studentët aktivë universitarë. Kjo iniciativë do të ofrojë dy mundësi të përballueshme udhëtimi, duke siguruar qasje të barabartë në arsim, duke nxitur rritjen e lëvizshmërisë dhe angazhimin e studentëve nëpër qytete. Iniciativa për subvencionimin e transportit do të funksionojë nën një Partneritet Publiko-Privat (PPP) midis qeverisë dhe operatorëve privatë të autobusëve, duke u mundësuar studentëve të udhëtojnë në çdo drejtim në të gjithë vendin me tarifa të subvencionuara.
Duke e bërë udhëtimin ndërkomunal më të përballueshëm dhe më të qasshëm, Biletat e subvencionuara për studentët synojnë të mbështesë zhvillimin socio-ekonomik të të rinjve të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht të studentëve aktivë universitarë, dhe të nxisë një të ardhme më të barabartë.
Ky propozim është frymëzuar nga programi i mobilitetit të të rinjve në Slloveni , ku një model i ngjashëm ka demonstruar me sukses fuqinë transformuese e të bërit të transportit më të qasshëm dhe më të përballueshëm për të rinjtë. Ky program mobiliteti është miratuar në legjislacionin slloven nën Ligjin për Transport Rrugor (ZPCP-2).
Propozimi është përpiluar nga studentët Hana Emrullahu, Edina Elezi, Fjolla Dalipi, Nenad Dimçevski, Sofija Radonciq dhe Dance Nikolova ndërsa është mentoruar nga Blendi Hodai, Forumi për Ndryshime në Arsim.