Abuzimi i detyrës zyrtare për të përfituar financiarisht është përkufizimi i korrupsionit, ai që i kryen këto veprime është i korruptuar, i pangopur dhe i pandershëm. Kjo është bindja e FNA-së dhe nuk ka lind ende ai njeri, qoftë i pushtetshëm, oligark ose politikan që mund të na lëkunde nga kjo bindje. Ta themi këtë që në fillim.
KUMTESË: DEMOKRACIA ËSHTË NË RREZIK
Koço Angjushev; personi në listën e zezë amerikane për korrupsion serioz, përmes një kompanie të avokatëve nga ShBA-të ka dërguar një letër përmes së cilës ‘urdhëron aktivistët e FNA-së të ndalojmë së përdoruri emrin e Angjushev në aktivitet tona’ dhe nëse nuk zbatojmë urdhrin e tyre, siç thonë, ‘do të ndërmarrin masa tjera’,
Letra e avokatëve arriti në zyrat tona pak ditë pas aktivitetit gueril në Fakultetit e Makinerisë, ku kërkuam nga studentët të kërkojnë këshilla dhe truke nga profesori i tyre për mënyrën më të lehtë për të përfunduar në listën e zezë amerikane. Avokatët mes tjerash paralajmërojnë se do të ankohen kundër FNA-së në institucionet e ShBA-ve.
FNA-ja nuk funksionon nën urdhra, andaj: Koço Angjushev nuk e ka vendin në universitet, Koço Angjushev nuk e ka vendin në universitet, Koço Angjushev nuk e ka vendin në universitet. Tre, katër, pesë dhe 1 mijë herë tjera do e përsërisim këtë, pasi ne besojmë fuqishëm që njerëzit për të cilët ShBA-të kanë prova se e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, duhet të mbahen sa më larg studentëve.
Secilën herë që një i pasur tenton të përdorë institucionet e shtetit për t’i heshtur aktivistët, demokracia është në rrezik. Paditë SLAPP e kanë qëllimin të censurojnë dhe frikësojnë aktivistët – por, t’i tregojë dikush Angjushevit se aktivistët e FNA-së këto veprime jo që nuk na trembin, por vetëm na motivojnë të mos ndalemi.
Angjushev është person i përfshirë në korrupsion serioz, dhe jo, këtë nuk e thotë FNA-ja, por raporti i Departamentit të Shtetit, që për ne është burim tejet relevant. Ai, bashkë me avokatët e vetë duke mos pasur fuqi dhe mundësi të përballen me burimin e vërtetë të kësaj deklarate; tentojnë t’i frikësojnë dhe censurojnë aktivistët e shoqërisë civile.
Përpos kësaj, aktivistët e FNA-së së fundmi kanë pranuar thirrje telefonike të dyshimta dhe e-maile me tone kërcënuese. Për të gjitha këto, FNA-ja ka informuar të gjitha ambasadat dhe organizatat e huaja në vend, përfshirë këtu edhe institucionet kompetente të vendit. Përpjekjet tona për universitete me zero tolerancë për korrupsionin do të vazhdojnë.