#DigiU: Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip është shembull pozitiv i transformimit digjital të universiteteve publike

Ku s’ka punë – ka kritika. Por jo me çdo kusht. Forumi për Ndryshime në Arsim përshëndet dhe mbështet çdo shembull pozitiv drejt një arsimi cilësor dhe bashkëkohor në Maqedoninë e Veriut. Kështu, në kuadër të iniciativës tonë #DigiU kemi filluar një seri aktivitetesh të përbashkëta me Universitetin “Goce Dellçev” për të promovuar transformimin digjital të këtij universiteti, i cili duhet të shërbejë si udhërrëfyes për të tjerët. Me studentët ndamë sfidat dhe përvojat në këtë proces për digjitalizim të plotë, i cili nuk është i thjeshtë, por as i pamundur me punë, përkushtim dhe mbi të gjitha, aftësi!

“Përmes digjitalizimit mund të kemi arsim të lartë më cilësor. Ajo që duam ne ta theksojmë si #DigiU është fakti që studentët kanë 100 probleme, të presin nëpër sportele nuk duhet të jetë një prej tyre. Arsyeja se pse po organizojmë aktivitete të përbashkëta me universitetin “Goce Dellçev” në Shtip është pikërisht fakti sepse nga hulumtimet tona, ky universitet ka rezultuar të jetë më i digjitalizuari në vend” tha Blendi Hodai nga FNA.

“Njëkohësisht ju mundëson studentëve pa asnjë ndikim të jashtëm dhe vetëm t’i kontrollojnë të gjitha procedurat administrative. Nga ana tjetër, mundohemi si universitet të kyçim sa më shumë mjete digjitale në bartjen e dijes. Kjo është një temë e cila besoj se duhet të diskutohet bashkërisht. Gjeneratat e reja shumë më thjeshtë dhe më mirë se ne e pranojnë këtë proces të digjitalizimit” tha Dejan Mirakovski, Rektor në Universitetin “Goce Dellçev”. “

Besoj se shkalla e digjitalizimit të universiteteve shtetërore është në nivel shumë të ulët, veçanërisht nëse i krahasojmë universitetet tona publike me ato të Sllovenisë apo Estonisë. Kjo u vërtetua edhe me hulumtimin që u krye si pjesë e nismës #DigiU, ku së bashku me përfaqësuesit e studentëve propozuam disa propozime konkrete se si të përmirësohen dy segmentet kryesore: shërbimet digjitale dhe mësimi online” tha Aleksandar Karatosho, përfaqësues i nismës #DigiU. Ndërsa, Sheval Ziza, student në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit Goce Dellçev, theksoj “Që kur fillova studimet e mia për Mjekësi të Përgjithshme në Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip, jam befasuar  se sa shërbime janë mundësuar dhe lehtësuar me ndihmën e platformave digjitale që ofron universiteti për secilin anëtar të tij, dhe çelësi për të gjitha shërbimet e tyre ishte vetëm emaili im studentor. Në këtë epokë moderne, unë, si dhe çdo pjesëtar i komunitetit akademik, vlerësojmë efikasitetin, kohën dhe burimet e kursyera, prandaj e mbështes plotësisht digjitalizimin në arsimin e lartë dhe jam veçanërisht i nderuar që jam pjesë e një mjedisi të tillë akademik që përpiqet vazhdimisht të avancohet në sferën digjitale.

Sa i përket planeve të ardhshme të Universitetit, profesorët përgjegjës për sistemin elektronik deklaruan që do t’i kushtojmë vëmendje pasurimit të lëndëve me përmbajtje të larmishme, gjë që do të ndihmonte studentët të zotëronin më lehtë materialin. “Në këtë drejtim ne planifikojmë të mbajmë një sërë trajnimesh dhe seminaresh që do të kontribuojnë ndjeshëm përmirësimin e kurseve të krijuara tashmë por edhe dizajnimin e duhur të kurseve të cilat do të krijohen në të ardhmen” tha Aleksander Velinov dhe Riste Timovski, profesor universitar dhe përgjegjës për e-indeks dhe e-mësim.

Related articles

This website is supported and funded by the National Endowment for Democracy and European Endowment for Democracy. This website reflects the views only of the author, and neither the National Endowment for Democracy can be held responsible for any use which may be made of the information contained therein .