Dje në hapësirat e “Europe House” diskutuam për korrupsionin në arsimin e lartë. Një dukuri që gjithkush që logjikon, është i vetëdijshëm se është tejet prezent në çdo sferë të shoqërisë, por sidomos në arsimin e lartë. Degradimi i sistemit arsimor dhe fenomenet që po e mundësojnë këtë duhet të jenë në fokus të shoqërisë, medieve dhe opinionit publik. Mediat kanë ndikim për të përcaktuar se cilat tema (nuk) janë të rëndësishme për qytetarët. Andaj, ne do inzistojmë që këto tema të fliten sa më shpesh. Axhenda duhet të ndryshojë, edhe atë sa më shpejtë, ky është edhe qëllimi i organizimit të këtij panel-diskutimi, që nuk është i pari e as i fundit.
Folës në këtë panel ishte ministri i drejtësisë, Krenar Lloga, përfaqësues i ministrisë së arsimit dhe shkencës, Ahmed Qazimi, zyrtari për antikorrupsion në UKM, Gordan Kalajdziev dhe kryetari i Kuvendit Studentor në UKM, Aleksandar Nikollovski.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Promoting Youth Engagement in Accountability of Public Institution” të financuar nga National Endowment for Democracy.