Denoncim: Në Universitetin e Tetovës janë konstatuar shkelje ligjore, statutore dhe morale
Përgjatë këtyre viteve, në Universitetin e Tetovës ka pasur shkelje ligjore, staturore, akademike, njerëzore dhe morale – nuk na vjen mirë, por, ne në Forumin për Ndryshime në Arsim tash disa vite i denoncojmë të gjitha këto ndërsa një javë më herët, u vulosën edhe nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit. Nuk janë tragjike shkeljet, aq sa është mbrojtja dhe shpërblimi i vazhdueshëm i shkelësve, duke e bë Universitetin e Tetovës si strehë të sigurt për të gjithë ata që më kollaj e kanë të dorëzojnë shpirtin se sa karrigen e Rektorit, për ata që edhe pse injorantë – ëndrrën për t’u avancuar e plotësojnë me çdo kusht, duke shkelë mbi çdo parim profesional e njerëzor. Përkundër që Inspektorati i Arsimit refuzoi të na dërgojë, ne bëmë çmos dhe e siguruam raportin e inspektimit të fundit, pasi këto raste nuk guxojnë të ngelin thjesht në letër dhe të paadresuara. Shkeljet e…
DigiU dhe UDG: Nevojitet bashkëpunimi mes universiteteve për digjitalizim më të shpejtë
Platforma për digjitalizim në arsimin e lartë “DigiU” në bashkëpunim me Universitetin “Goce Dellçev” – Shtip organizuan debatin publik me temë “Rruga drejt transformimit digjital të Universitetit të Shtipit”. Në diskutim morën pjesë edhe përfaqësues të UGD Shtip, studentë dhe të rinj, organizata të shoqërisë civile, sektori privat, si dhe palë të tjera të interesuara relevante. “Qëllimi ynë strategjik dhe qëllimi i organizatave që qëndrojnë pas platformës DigiU përputhen dhe ne e kuptojmë se si UDG kemi bërë mjaft, por duhet të mendojmë edhe për të ardhmen. Vizioni ynë është përkthyer në një dokument të përbashkët që ne po nënshkruajmë sot, i cili përfshin një angazhim strategjik për të organizuar aktivitete të ndryshme brenda UDG, si trajnime të ndryshme, me qëllim pasurimin e aftësive digjitale, duke përfshirë ndarjen e përvojës sonë në lidhje me digjitalizimin me universitete të tjera dhe më të larta. institucionet arsimore në vend dhe rajon”, theksoi…
Për herë të parë nga themelimi i Universitetit të Tetovës, FNA-ja arriti t’i bëje bashkë kandidatët për Rektor për të debatuar në lidhje me planet e tyre #përUniversitetin!
Historike! Për herë të parë nga themelimi i Universitetit të Tetovës, FNA-ja arriti t’i bëje bashkë kandidatët për Rektor për të debatuar në lidhje me planet e tyre #përUniversitetin! Kandidatët Bashkim Ziberi, Myqereme Rusi dhe Dervish Alimi prezantuan platformat e tyredhe bashkëbiseduan me të pranishmit në lidhje me realizueshmërinë e tyre. “Në fokus kam studentët, investimin në një bibliotekë multifunksionale të Universitetit, laboratorë kërkimore-shkencore, rritje të bashkëpunimit ndërkombëtar” tha Bashkim Ziberi. “Profesorët e këtij universiteti, çdo arritje e kanë mbërritur me harxhime vetanake, premtoj fond të veçantë për hulumtime shkencore, digjitalizim të shërbimeve dhe transparencë” tha Myqereme Rusi. “Universiteti i Tetovës s’guxon të neglizhohet nga politika dhe askush tjetër, premtoj transparencë dhe llogaridhënie. Askush nuk është i pazëvendësueshëm, bëj thirrje të mos ketë presione nga ish-udhëheqësia” tha Dervish Alimi. Boll keq që kandidati Jusuf Zejneli vendosi të qëndrojë në anën e errët të historisë, kur s’kishte debate, kur kandidatët vepronin…