Përfaqësues të Forumit për Ndryshime në Arsim tash dy ditë qëndrojnë në Prishtinë, në Kongresin e tretë me radhë për Aktivizëm Studentor të organizuar nga ORCA Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim.
Me të rinj dhe organizata tjera si-motra nga Kosova dhe Shqipëria ndamë përvojat me aktivizmin studentor dhe u pajtuam që meqë kauza për të cilën luftojmë është e përbashkët, në të ardhmen t’i bashkojmë forcat për cilësi në Arsimin e Lartë.
Vesa Sherifi nga FNA-ja para dhjetëra aktivistëve, kolegëve dhe anëtarëve të organizatave të ndryshme jo-qeveritare, prezantoi në pika të shkurtëra përkushtimin tonë për një Maqedoni të Veriut me universitete që ofrojnë shërbime dixhitale, kuvende studentore të pavarura, efikase dhe të përkushtuara, standard studentor adekuat dhe jo-ofendues për të rinjtë, zero tolerancë për krimet akademike si plagjiatura, korrupsioni, nepotizmi dhe tjera.