Inspektorati i Arsimit dhe Shkencës sot ka konfirmuar denoncimet e Forumit për Ndryshime në Arsim për anëtarësinë e kundërligjshme të Faton Shabanit në Këshillin Kombëtar për Arsimin e Lartë dhe Veprimtari Kërkimore-Shkencore. Pas kësaj, kërkojmë që i njëjti URGJENTISHT të jep dorëheqje nga ky institucion, në të kundërtën të shkarkohet nga organet kompetente brenda këtij trupi.
Nga ana tjetër është konstatuar se anëtarësia e Nderim Zeqirit në këtë institucion, i cili është njëkohësisht anëtarë i Senatit të Universitetit të Tetovës nuk përbën shkelje të Ligjit për Arsim të Lartë. FNA-ja gjithsesi që kërkon nga institucionet ligjvënëse të inicojnë ndryshime ligjore të cilat nuk do t’i lejonin anëtarët e trupeve më të rëndësishme të universiteteve të jenë njëkohësisht edhe pjesë e këtij këshilli pasi ne konsiderojmë që kjo përbën konflikt të drejtpërdrejtë të interesit.
Ky është vetëm fillimi. Ne do të vazhdojmë të denoncojmë krimet akademike, hajnat akademik dhe shkatërruesit e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut.