FNA-ja në Kongresin për Aktivizëm Studentor!
Përfaqësues të Forumit për Ndryshime në Arsim tash dy ditë qëndrojnë në Prishtinë, në Kongresin e tretë me radhë për Aktivizëm Studentor të organizuar nga ORCA Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim. Me të rinj dhe organizata tjera si-motra nga Kosova dhe Shqipëria ndamë përvojat me aktivizmin studentor dhe u pajtuam që meqë kauza për të cilën luftojmë është e përbashkët, në të ardhmen t’i bashkojmë forcat për cilësi në Arsimin e Lartë. Vesa Sherifi nga FNA-ja para dhjetëra aktivistëve, kolegëve dhe anëtarëve të organizatave të ndryshme jo-qeveritare, prezantoi në pika të shkurtëra përkushtimin tonë për një Maqedoni të Veriut me universitete që ofrojnë shërbime dixhitale, kuvende studentore të pavarura, efikase dhe të përkushtuara, standard studentor adekuat dhe jo-ofendues për të rinjtë, zero tolerancë për krimet akademike si plagjiatura, korrupsioni, nepotizmi dhe tjera.
Zgjedhja e rektorit të Universitetit të Tetovës nën llupën e FNA-së.
Nga dita e shpalljes së konkursit për zgjedhjen e rektorit të ri, Forumi për Ndryshime në Arsim po monitoron me vëmendje këtë proces. Pas shqyrtimit të gjithë dokumentacionit, duhet theksuar se i gjithë ky proces ishte dashur të përfundojë në Qershor të vitit 2021 dhe Universiteti më i madh shqiptar në vend, tashmë të kishte rektor në vitin e dytë të mandatit të tij. Çfarë shkoi keq dhe çfarë duhet bërë? Në kundërshtim me statutin e Universitetit dhe Ligjit për Arsim të Lartë, dy ushtruesit e detyrës së rektorit paraprak, Reshat Qaili dhe Vullnet Ameti si dhe ai aktual, Kushtrim Ahmeti – për arsye të panjohura deri tani për FNA-në, vendosën të mos publikojnë konkursin për zgjedhje të rektorit brenda afatit ligjor. Pas 3 vitesh me ushtrues detyre dhe hezitim për zgjedhje të rektorit të ri, më 12 maj të këtij viti ky universitet publikoi shpallje për rektor të ri,…